Tirana pëson humbjen e parë, Vllaznia e ka me…shtyllat

Abissnet Superiore, java e tetë:

Vllaznia- AF Elbasani 0-0 (në Elbasan)

Teuta- Tirana 3-1 (Kruja 9′, Torraj pen 74′, Nasr 89′)

Përfundojnë dhe dy ndeshjet e fundit të javës së 8-të Abissnet Superiore. Në Elbasan Arena Vllaznia pritëse barazoi 0-0 me AF Elbasanin në një duel të ndezur teksa veç mungesës së golit u goditën katër shtylla nga shkodranët. Në fundin e takimit Elbasani i’u afrua dy herë golit teksa portieri Qarri falë rritjes së tij profesionale tregoi klas.

Ndërkohë në “Niko Dovana” Teuta i shkkaton humbjen e parë në kampionat Tiranës. Nëse në 6 javët e para bardheblutë morën 6 barazime, fitorja e javës së kaluar prishi kolonën e fitoreve ndërsa sot skuadra e Edi Martinit shënoi plot tre herë në kuadratin bardheblu. Në fakt ndeshja ishte luftarake që në start pasi durrsakët kluan përpara me Krujën që nëtë 9′-ën.

Barazimi i bardhebluve me Ismajlin pas katër minutave për të mbyllur pa fitues 45′ e para. Në të dytën Nasr fiton një penallti e cila shndërrohet në gol nga Torraj. Në fund sërish Nasr pas një konkati me Selmanin, kap penalltinë e dytë të cilën e godet vetë. Portieri Gentian Selmani e ndal por topin e kthyer e kalon prapa tij sërish Nasr. 3-1 final.

Pas 8 javëve, kryeson Partizani me 15 pikë, i ndjekur nga tre ekipe me nga 14 pikë. Janë Vllaznia, Egnatia dhe Dinamo Siti. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!