Mitaj luan krah Benzema-së, Al Itihad përmbys…
Mario Mitaj luajti gjatë gjithë takimit në Ligën Pro saudite ndaj Al Kahlej, duke bërë një paraqitje dinjitoze.
Në fakt pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 për miqtë, ndërkohë që në të dytën, Al Itihad shënoi 4 herë me Benzema, Aouar, Bervajn dhe Al Gamdi.
Kjo fitore e 4-ta në pesë javë ka bërë që skuadra e futbollistit të kombëtares kuqezi të kapë kreun me 12 pikë (së bashku me kampionët e Al Hilal).
Për javën e pestë të kampionatit saudit u luajtën edhe Kadisa-Al Ahli 1-0 dhe Al Nasr- Al Vahda 2-0.