Situata në merakto dhe… Brdariç

Dean Liço nga Skënderbeu në Turqi, Valentino Murataj largohet nga Partizani ndërsa Dejvi Bregu stërvitet në Vlorë.

I pari iu bashkua Igdir në ligën e parë turke ndërsa Murataj përpos kërkesave nga klube brenda dhe jashtë vendit duket i orientuar nga Flamurtari i Vlorës. Aty ku pritet të firmosë edhe Dejvi Bregu.

Ndërkaq mbrojtësi Esin Hakaj dhe mesfushori Kristi Qose, në seancën e fundit nuk u bashkuan me pjesën tjetër të A.F Elbasanit. Stërvitje të diferencuar ka kryer edhe Xhonatan Lajthia. Tre afrime të verës te verdheblutë.

Te Tirana ndihen të qetë pas fitores së djeshme me Apoloninë në miqësore në Vorë 2-1. Ishte fitorja e parë për Shkëmbin trajner.

Brdariç për herë të parë shfaqet i drejtpërdrejtë me skuadrën e tij. Fitorja minimale eVllaznisë me Burrelin 1-0 në testin e fundit, nuk e qetëson kroato- gjermanin. “Duhet të shkundëmi”, thotë trajenri i cili kërkon dhe 3 përforcime përpara se të luajë në ndeshjen e parë zyrtare me Partizanin. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!