Sadiku nderon Kosovën, sot dita e Distria Krasniqit
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/07/donjeta-sadiku-600x360.png)
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Ajo triumfoi në raundin e parë në kategorinë deri në 60 kilogramë ndaj tajlandezes, Thananya Somnuek ndërsa edhe pse vuajti në fund ia doli të dalë fituese.
Pas këtij suksesi kanë reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e ka quajtur moment krenarie për vendin ndërsa duke iu drejtuar Distria Krasniqit e cila garon sot në Xhudo ka shkruar: “Kampione, shkëlqe sërish! Ngrite lart flamurin e Kosovës!”
Krasniqi nis ndeshjes e saj pikërisht tani 11:20. Kosova merr pjesë me nëntë sportisë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”./Sportiim.al/