Karniçnik shpresë për sllovenët, Serbia e kap me Joviç

Euro 2024/ Grupi C, Sllovani- Serbi 1-1

Në Mynih të Gjermanisë, me start orën 15:00 u takuan Slloveni- Serbi për Grupin C.

Dy skuadrat ballknase dikur pjesë e Jugosllavisë vuajtën jo pak pët të shkuar te goli. Në pjesën e parë edhe pse serbët ishin pak më mirë asgjë për tu shënuar te portat respektive.

Në pjesën e dytë sërish Serbia kërkon më shumë në fushë por goli i parë i ndeshjes vjen nga sllovenët në minutën e 69′-të me mbrojtësin e djathtë Karniçnik.

Anësori fitoi një top në krahun e tij, diagonalja për krahun e majtë për Elsnik i cili e hodhi topin te shtylla e dytë aty ku Zhan Karniçnik goditi saktë për 1-0.

Përpjekjet e formacionit të Stojkoviç nuk shkuan dëm pasi në limite të kohës shtesë Luka Joviç kërceu me kokë dhe realizoi golin e barazimit në të 90+5′.

Ndërkaq po për Grupin C në 18:00 sfida tjetër e xhiros së dytë Danimarkë-Angli. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!