Levandovski humb ndeshjen me Holandën
Presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Cezary Kulesza, foli për situatën e lëndimeve të ekipit të tij kombëtar në një intervistë për Meczyki.pl:
“Sviderski dëmtoi kyçin e këmbës, ndalimi i sulmuesit mund të zgjasë 3 ose 4 ditë. Është një garë me kohën për do shihet nëse ai do të jetë në gjendje të rikuperohet për ndeshjen kundër Holandës, mendoj se lojtari i Veronës do të jetë i gatshëm.
Megjithatë, lajmi i keq për Robert Levandovskin, i cili me siguri nuk do të jetë ndaj Holandës”.
Të dy futbollistët u dëmtuan në testin e fundit me Turqinë (1-1) luajtur në Varshavë dy ditë më parë./Sportiim.al/