Kombëtarja sot mbërrin në Dortmund, atmosfera lart…
Silvinjo kishte pak dilema për të zgjidhur. Te Kombëtarja A nuk u përfshi në listën ’26’ zyrtare vetëm Simon Simoni me portierin e ri që duhet të presë…
Të tjerët, të shoqëruar nga stafe e drejtues të FSHF-së, pasditen e sotme (16:00) udhëtojnë drejt Dortmundit aty ku do të akomodohen në kampin bazë në fshatin Kaizerau, 12 km larg Dortmundit.
Për të luajtur më pas ndeshjet në Grupin B ‘Euro 2024’ me Italinë (15 qershor, 21:00) në Dortmund, Kroacinë (19 qershor ora 15:00) në Hamburg dhe Spanjën (24 qershor 21:00) në Duseldorf.
Portierë: Etrit Berisha, Tomas Strakosha, Elhan Kastrati;
Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla;
Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani;
Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rey Manaj dhe Taulant Seferi./Sportiim.al/