Drejt “Euro 2024”: Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i Kombëtares shqiptare të futbollit

Ndërsa Kombëtarja Shqiptare e futbollit po bëhet gati për “Euro 2024” dhe sytë dhe zemra e shqiptarëve janë fokusuar te kjo ngjarje e madhe historike, Vodafone Albania do të vijojë mbështetjen e saj edhe për 3 vjet të tjera si Sponsor Gjeneral i Kombëtares shqiptare të futbollit.

“Ne jemi Një” do të vazhdojë të jetë slogani shoqërues i mbështetjes dhe bashkëpunimit që Vodafone Albania do të ketë me Kombëtaren shqiptare të futbollit, duke theksuar angazhimin e saj për të qenë në çdo kohë pranë skuadrës së zemrës së shqiptarëve, për të gjithë shqiptarët.

Kontrata e sponsorizimit për 3 vitet në vazhdim, që vjen pas një mbështetjeje të suksesshme 6-vjeçare mes palëve, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka./FSHF/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!