Starti sot/ Europiani i Atletikës, Shqipëria me Gegën e Smajlajin

Nis edicioni i 26-të i Kampionatit Europian të Atletikës. Këtë pardite në kryeqytetin italian Romë, 1559 atletë nga i gjithë kontinenti për të tentuar medalje individuale e ekipore.

Shqipëria përfaqësohet nga kampionia e Europës Luiza Gega dhe atleti shkodran Izmir Smajlaj.

Pas pak garat kualifikuese për atletët kuqezinj. Fillimisht Smajlaj (kampion europe në 2017 (Beograd, salla të mbyllura) në kërcim së gjati (12:55) dhe më pas Gega (13:05).

Luiza triumfoi në Mynih si kampione e kontinentit në 3000 metra me pengesa (dy vite më parë) teksa ka siguruar që vjet (31 gusht në Belgjikë) pjesëmarrjen në Lojrat Olimpike të Parisit kur përmirësoi rekordin e saj në 9:09:64./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!