Shqipëria ‘gjenerale’ ndaj azerëve, në fushë dhe Gjermania e Anglia
Shqipëria në testin e dytë para se të udhëtojë drejt Gjermanisë për fazën finale Euro 2024. Sot në Haladas, kuqezinjtë e Silvinjos përballen me Azerbajxhanin e teknikut Asadov në përpjekje për të marrë më të mirën e mundëshme.
Sipas asaj që deklaroi dje para mediave trajneri, sot skuadra shqiptare pritet të jetë edhe më e përforcuar me emra të rëdësishëm që nuk u aktivizuan ndaj Lihtenshtejnit (3-0).
Ndërkaq po sot edhe tetë miqësore të tjera europane
Programi:
Shqipëri- Azerbajxhan 19:00
Republika Çeke- Maltë 17:00
Bjellorusi- Rusi 19:00
Rumani- Lihtenshtejn 20:00
Skoci- Finlandë 20:45
Angli- Islandë 20:45
Poloni- Ukrainë 20:45
Gjermani- Greqi 20:45
Armeni- Kazakistan 18:00/ Sportiim.al/