Holanda test fitues me Kanadanë
Në një ndeshje miqësore vetëm pak ditë para ‘Euro 2024’, Holanda mposhti Kanadanë 4-0. Në sfidën e luajtur në Roterdam Depai, Frimpong, Veghorst dhe van Dajk shënuan për portokallitë.
Për ekipin e Ronald Kuman ka një tjetër ndeshje miqësore me 10 qershor ndaj Islandës në Roterdam përpara se skuadra tulipane të nisë me sfidën e Gjermani 2024 ndaj Polonisë me 16 qershor.
Ndërkaq Uellsi u befasua nga Gjibraltari në miqësoren e luajtur sot mes tyre. Shifat përfundimtarë mbetën 0-0/