Haland mund Kosovën, Dardanët pa ide…

Miqësore në Oslo; Norvegji- Kosovë 3-0 (Haland 15′, 70′, 75′)

Kosova e nisi keq ndeshjen e sotme miqësore teksa në të 15′,Erling Haland me kokë shënoi në portën e Visar Bekajt për 1-0.

Pas golit, Kosova humbi Valon Berishën ( i dëmtuar), i cili tentoi në dy raste të qëndronte në fushë por më pas u detyrua t’i linte vendin Albion Rrahmanit.

Kosova kishte dy mundësi në fund me Paqaradën dhe Zhegrovën, por gjuajtjet e tyre nuk u inkuadruan në portë.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Kosovën, por pa mundur të balancojë shifrat.

Më tej Antonio Nusa asistoi te Haland i cili i vetëm me Bekajn gjuajti bukur për të gjetur rrjetën për herë të dytë.

Pas pesë minutash, sërish ishte sulmuesi i Sitit që nga afër shënoi për 3-0, duke e kompletuar tripletën e tij personale. I 30-ti gol në 32 përfaqësime me kombëtaren.


Nga ana e saj te Kosova shfaqi një paraqitje e dobët. Kjo ishte miqësorja e vetme për Franko Fodan dhe Kosovën për muajin qershor, që tani duhet pres ndeshjet e Ligës së Kombeve që nisin në shtator

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!