Lëvizja në MotoGP/ Mark Markez shok skuadre me Banjaian
Tetë herë kampioni i botës mbi motorrë Mark Markez do të garojë me një Ducati të ekipit zyrtar në MotoGP. Spanjolli 31 vjeçar do të bashkohet me kampionin në fuqi Francesko Banjaia duke filluar nga viti 2025.
Njoftimi u bë nga vetë ekipi i Borgo Panigale pasi Horge Martin iu bashkua Aprilia dhe Enea Bastianini arriti një marrëveshje me KTM.
“Ducati Corse ka kënaqësinë të njoftojë se ka arritur një marrëveshje me Marc Marquez për dy vitet e ardhshme. Në fund të sezonit aktual që e sheh atë duke hipur në Desmosedici GP të ekipit Gresini Racing MotoGP, kampion i botës tetë herë ( 31 vjeç) do t’i bashkohet skuadrës së Ducati Lenovo së bashku me Francesco Bagnaia, ku do të garojë për të kuqtë e ekipit Borgo Panigale deri në vitin 2026”, thuhet në njoftimin e Ducati./Sportiim.al/
🚨 HERE WE GO: it’s now OFFICIAL! 🏁
— Ducati Corse (@ducaticorse) June 5, 2024
@marcmarquez93 will join the #DucatiLenovoTeam on a two-year deal alongside @peccobagnaia for the 2025-2026 seasons! 🙌🏻
Benvenuto, Marc! #ForzaDucati pic.twitter.com/s2OOaXpJm8