Daliç: Mora përgjigje pozitive, ndaj Portugalisë testoj lojën ‘spanjolle’

Tekniku kroat duket se duelin e fituar me Maqedoninë dhe atë që ka në program me Portugalinë, i njëson me forcën e skuadrës ndaj Shqipërisë dhe Spanjës në Grupin B.

Trajneri i Kroacisë Zlatko Daliç pas ndeshjes testuese me Maqedoninë e Veriut (3-0) luajtur në Rijeka të hënën, ndër të tjera tha:

“Morëm gjithçka që donim, testuam lojtarët, fituam, edhe pse gjithmonë mund të jetë më mirë, tha trajneri i skuadrës kroate të futbollit Zlatko Daliç pas fitores në ndeshjen miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ai ecën:

“Puna e mëtejshme do të vijojë deri sa të luajmë një sfidë edhe më të rëndësishme, ndeshjen miqësore me Portugalinë. Nuk i kemi marrë ende të gjitha përgjigjet, duhet të konfirmojmë apo ndryshojmë disa gjëra, por nuk kemi dilema të mëdha.

Djemtë po punojnë mirë dhe pas Portugalisë do të kemi një pasqyrë të qartë për ndeshjen kundër Spanjës. Një tjetër grup lojtarësh do të luajë në Portugali, ndaj të shohim”.

Daliç ka uruar edhe Mateo Kovaçiç për paraqitjen e tij të 100-të dhe ka falënderuar tifozët për mbështetjen./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!