Italia fton legjendat e numrave 10-të/ Motoja: Jemi bashkë
Spaleti e Bufon teksa mbajnë në duar fanellën: Jemi të gjithë numri 10-të
Politikat e Federtaës së futbollit italian (FIGC) vijojnë të jenë inkurajuese për kombëtaren e tyre para se ‘Axurrët’ të nisin aventurën europiane ‘Gjermani 2024’.
Grumbullimi i Italisë në Koverçano përpos seancave përgatitore ka filluar të hyjë në thelbin e gjërave.
Dje ishte dita e 5 legjendave të Italisë ndër vite që kanë mbajtur mbi supe numrin 10 në fanellë teksa u takuan me skuadrën dhe drejtuesit. Mes tyre edhe presidenti Gabriele Gravina.
Roberto Baxhio, Françesko Toti, Aleksandër Del Piero, Xhankarlo Antonjoni dhe Xhani Rivera u takuan me kombëtaren e Spaletit para fillimit të Kampionatit Europian.
Ata së bashku me trajnerin Spaleti përformuan me bluzat e tyre (numër 10) me mbishkrimin ‘Jemi bashkë’.
Italia luan në Grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndeshja e parë Itali- Shqipëri më 15 qershor./Sportiim.al/