U shkarkua nga Vllaznia në mënyrë të mistershme, Qatip Osmani emërohet trajneri i ri i Strugës në Maqedoni të Veriut. Edhe klubi kampion i vendit fqinj shkarkoi 3 javë nga fundi Shpëtim Duron.
Tirana largon edhe Erjon Hoxhallarin. Më herët nga bardheblutë ishte divorcuar Filip Najdovski. Aktualisht klubi më i titulluar në vend, figuron pa trajner.
AF Elbasani emëroi stafin e ri teknik. Konfirmohet Nevil Dede. Në krah të tiranasit edhe ish-portieri Isli Hidi dhe ish-mbrojtësi Hektor Idrizaj,
Egnatia kampione e re e vendit, pas festës në qytet, u prit edhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj.
Rei Manaj bie në gjurmët e skuadrës së sapo ngjitur në Serie A, Komo.
Taulant Seferi luajti dje ndeshjen e parafundit sezonale me Bani Yas duke siguruar qëndrimin matematikor në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe (1-1).
Lionel Mesi shënoi një supergol gjatë natës në Florida për Inter Majemi në humbjen 1-3 me Atlanta Utd. ‘Pleshti’ ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 15 asistime në 13 paraqitje për Interin këtë sezon.
Pas prezantimit te Barça, trajneri i ri Hansi Flik ka kërkuar të afrojë te Blaugranët yllin e Leverkusen Florian Virtz. Në plane shitja e Pedrit.
Fitoi kampionatin pa vështirësi në Arabinë Saudite, Al Hilal vendos të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 portugezit Horge Xhezus.