Treshja magjike/ Pas Kasemiros, ikën dhe Kros, Modriç gati t’i ndjekë
U rikthye sërish për të veshur fanellën e Gjermanisë me synim finalet e Euro 2024 që luhet në shtëpinë e tij, mirpo karriera e Toni Kros si futbollist profesionist do të marrë fund.
Në moshën 34-vjeçare, mesfushori i madh ka vendosur të varë këpucët në ‘gozhdë’, duke i dhënë lamtumirën lojës ku ai ishte një interperetues mbretëror (10 vite te Reali).
Të gjithë e dinë se treshja magjike që i solli kaq shumë suksese Real Madridit në Champions League humbet elementin e dytë. Pas Kasemiros, i cili fluturoi në Mançester Junajtid në verën e 2022, klubit të bardhë i thotë lamtumirë edhe Toni Kros, i cili do të përfundojë ndeshjet me madrilenët me dy sfida të mëdha: finalen e Champions League më 1 qershor kundër Borusia Dortmundit dhe kampionatin europian në shtëpi.
Mbetet vetëm një, por edhe për sa kohë? Luka Modriç, më i moshuari nga të tre (38), ka kontratën e tij që skadon më 30 qershor dhe fati i tij duket larg të qenit i sigurt.
Me pak fjalë, vera e vitit 2024 rrezikon të hyjë në historinë e futbollit si ajo në të cilën treshja magjike e Real Madridit të Zidan dhe më pas e Ançelotit, ‘të fshihet’./Sportiim.al/