Nejmar bën “Bingo”, goxha dollarë në ‘PokerStars’
Dëmtimi i rëndë i Nejmar nuk e ka penguar brazilianin të gjejë shtigje të tjera për t’u “argëtuar”. Sportmediaset raporton se Nejmar u përfshi në një lojë online duke koleksionuar një shumë të madhe dollarësh.
“Nejmar gjeti një mënyrë për të ngushëlluar veten pas dëmtimit që i dha fund sezonit të tij futbollistik. Braziliani mori pjesë në PokerStars Titans Event, një turne në internet me një shifër në dispozicion prej 5200 dollarësh teksa u rendit i dyti, duke marrë në shtëpi shumën prej 66 mijë dollarësh” shkruan e madhja sportive italiane.
Për t’u evidentuar dëmtimi i tij i rëndë teksa Nejmar këputi ligamentin e përparmë të kryqëzuar dhe meniskun në gjurin e majtë të martën në ndeshjen ndaj Uruguait, ndërsa Brazili u mund 2-0 në Montevideo, për kualifikueset e Kupës e Botës 2026.