Mesi fiton topin e tetë të Artë…
Në Spanjë janë të sigurt: Sipas ‘Sport’, Lionel Mesi do ta fitojë Topin e Artë për herë të tetë në karrierën e tij.
Media iberike e zbulon këtë duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet dhe atë që orfon viti i argjentinasit. Baza mbetet trofeu i Kupës së Botës të fituar me Argjentinën dhjetorin e kaluar në Katar.
‘La Pulce’ së fundmi ka përfunduar sezonin me Inter Majemi dhe po përflitet për rikthimin e tij të mundshëm në Barcelonë gjatë pauzës në kampionatin amerikan.
Ndërkaq, tifozët peruan mirëpritën Lionel Mesin jashtë hotelit të ekipit me një pankartë: “Lionel Messi, mirë se erdhe kampion”, përpara përballjes së Argjentinës me Perunë këtë mengjes (04:00) në LIma.