Arsenal kalon Sitin, bie Napoli, Barça ngec në Granada
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2023/10/arsenal-siti-1-0.jpg)
Sevilja shkarkon trajnerin Hoze Luis Mendilibar…
Përgatiti: Sara Gjidiaj
Dy barazime 2-2 në ndeshjet e programuara të Premier League për ditën e sotme. Brajton – Liverpul dhe Uest Hem – Njukasëll Junajtid u mbyllën pa fitues, ashtu si dhe Uolves – Aston Vila. Arsenal ndërkohë kaloi minimalisht Mançester Sitin duke e kapërcyer edhe në renditje.
Në La Liga Barcelona u surprizua nga Granada teksa mundi të barazonte ekipin e Uzunit vetëm në limite, ndërsa Atletiko Madrid mposhti 2-1 Real Sociedad.
Fitore e thellë e Romës ndaj Kaljarit në Serie A, teksa Lacio ringrihet pas fitores ndaj Atalantës. Napoli sakaq nuk po shfaqet shumë nën petkun e kampionit në fuqi. Fiorentina e mposhti 1-3 duke e lënë poshtë në klasifikim.
Fitore të pastra në Bundesligë për Bajer Leverkusen, Bajern Mynih dhe Eintraht Frankfurt, teksa në Ligue 1 PSG harroi humbjen në Champions dhe u kthye te fitorja në kampionat ndaj Renë.
Rezultatet:
Premier League:
Brajton – Liverpul 2-2
Uest Hem – Njukasëll 2-2
Uolves – Aston Vila 1-1
Arsenal – Mançester Siti 1-0
La Liga:
Vijareal – Las Palmas 1-2
Atletiko Madrid – Real Sociedad 2-1
Celta Vigo – Getafe 2-2
Deportivo Alavesh – Real Betis 1-1
Granada – Barcelona 2-2
Serie A:
Monza – Salernitana 3-0
Frosinone – Verona 2-1
Lacio – Atalanta 3-2
Kaljari – Roma 1-4
Napoli – Fiorentina 1-3
Bundesliga:
Bajer Leverkusen – Këln 3-0
Bajern Mynih – Frajburg 3-0
Eintraht Frankfurt – Hedienheim 2-0
Ligue 1:
Marsejë – Le Havre 3-0
Brest – Tuluzë 1-1
Lion – Lorient 3-3
Lens – Lilë 1-1
Renë – PSG 1-3