Europa/ Arsenal- Siti sfidë mbi sfidat, ka dhe një duel Kuqezi…

Ditën e sotme në kontinent do të ketë pafundësisht ndeshje. Në kampionatet elitare më së shumti spikat ajo që luhet në Londër (‘Emirates Stadium’) ndërmjet Arsenalit dhe Mançester Sitit (17:30). Dy skuadrat që luftuan edicionin e kaluar deri në fund për titullin e Premier League, sërish konsiderohen rivale të denja. Ndjekin Totenhemin (20) me 17 dhe 18 pikë respektivisht.

Tre ndeshjet e tjera të javës së tetë i përkasin dueleve: Brajton- Liverpul, Uest Hem- Njukasëll dhe Uolves- Aston Vila. Të gjitha këto nisin në 15:00.

Serie A 5-së takime me Lacio-Atalanta (15:00) si ndeshja për t’u ndjekur. Aq më tepër që Hysaj te Lacio dhe Gjimshiti te Atalanta janë lançuar në formacione respektive. Do të zhvillohen dhe: Monza-Salernitana, Frozinone-Verona, Kaljari- Roma dhe Napoli-Fiorentina. Orari alternativ; nga 12:30 deri në 20:45.

Pesë sfida dhe në La Liga: At. Madrid-Sociedad kryesore, ndërsa kalendari sjell dhe Vijareal- Las Palmas, Selta- Getafe, Alaves- Betis dhe Granada- Barcelona (21:00).

Tre përballje në Bundesligë, java e 7-të: Leverkusen-Këln, Bajern Mynih- Frajburg dhe Eintraht- Heidenheim.

Gjithashtu Ligue 1 ka në program 6-të duele të javës së 8-të me Renë- PSG e gjitha për t’u patur në vëmendje./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!