Reali superfuqi, Shtutgart lideri i ri i Bundesligës
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2023/10/shtutgart-23.jpg)
Një tjetër i listuar i Silvinjos ia del këtë të shtunë në La Liga. Ivan Baliu në fushë për 90′ me Vajekanon, arriti të dalë me një pikë nga fusha e Seviljes (2-2). Fiton bindshëm Real Madrid 4-0 ndaj Osasunës dhe mban kreun e kampionatit spanjoll.
Tri pikë dhe për Xhironën ndaj Kadiz në transfertë 0-1. Ndërkohë Majorka e Muriqit barazoi 1-1 me Valencian në shtëpi.
Sakaq në Bundesligë u zhvilluan 5 duele. Gola të shumtë dhe spektakli prezent. Vijon ecurinë pozitive Shtutgart (Gurisaji 3 gola) ndërsa kaloi 3-1 Volfsburg për të marrë kreun pas 7 javëve. Tri pikë Dortmund pas suksesit 4-2 ndaj Union Berlin.
Augsburg u mund nga Darmshtad 1-2 ndërsa po ashtu Verder humbi 2-3 me Hofenheim. I vetmi takim pa gola erdhi nga Lajpcigu teksa barazoi 0-0 me Bohum./Sportiim.al/