Kombëtarja humb titullarin, Ismajli nuk ia del
Sot në konferencë shtypi trajneri Silvinjo foli për optimizëm lidhur me kontigjentin në dispozicion të tij për sfidën e 12 tetorit me Çekinë. Mirpo duket se jo e gjitha shkon në favor të tij dhe Kombëtares kuqezi.
Sipas burimëve pranë Kombëtares, mësohet se Adrian Ismajli do të jetë mungesa e madhe për kualifikueset e Europianit. Së paku për ndeshjen me Republikën Çeke dhe miqësoren me Bullgarinë.
Mbrojtësi i Empolit u dëmtua përgjatë sfidës me Udinezen dhe me shumë gjasë do jetë i destinuar të qëndrojë në infiermeri. Alarm total në prapavijë, me Arlind Ajetin që pritet të marrë vendin në këtë sektor.
/Sportiim.al/