Karabaku flet ‘shqip’, Xhixha sërish në gol…

Karabak e kthen në show sfidën e kthimit me Linkoln Red Imps për Ligën e Kampionëve. Pasi kishte fituar në Gjibraltar 1-2 sot sfidën e luajtur në Baku, skuadra kampione e Azerbajxhanit fitoi thellë 4-0.

Goli i tretë erdhi nga rishikimi i sistemit VAR dhe mban autorësinë e sulmuesit kurbinas Redon Xhixha. Ish sulmuesi i Laçit dhe Tiranës devijoji një top nga afër kuadratit (49′) duke regjistruar dhe golin e dytë të tij në këto dy takime.

Ndeshja pati një tjetër të veçantë pasi ajo u drejtua e gjitha nga një trupë shqiptare me kryesor Eldorjan Hamitin, i ndihmuar nga Ridiger Çokaj dhe Ani Koçiaj. I katërt Kreshnik Cjapi teksa në VAR drejtuan Kreshnik Bajramaj dhe Olsid Ferataj./Foto:Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!