Silvinjo në konferencë shtypi, nesër zbardh listën
Shqipëria kthehet të bëjë gati dy ndeshjet e tetorit teksa më 11 tetor në Pragë, Çeki- Shqipëri dhe më 14 tetor Gjeorgji- Shqipëri (Tbilis). Paraprakisht do të mësohet lista e trajnerit kuqezi e më pas axhenda përgatitore.
Departamenti i Komunikimit në FSHF njoftoi sot se ditën e premte (nesër), datë 4 tetor, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit do të zhvillohet konferenca për media e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo.
Braziliani do të flasë para gazetarëve për listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit tetor të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.