Shkëlqejnë Vllaznia e Teuta, Qato njeriu i ndeshjes në “Loro Boriçi”

13 gola në tre ndeshje, Superiora rinis me vrull. Nesër Partizani- Dinamo e AF Elbasani- Laçi mbyllin javën e katërt.

Abissnet Superiore, Java 4:
Vllaznia – Egnatia 3-1 (Mala 16′, Qato 40′, Balaj 49’/ Ujka 28′)
Skënderbeu – Teuta 2-3 (Nikaj 9′, Rashica 90’+4’/ Beqja 38′, Preknicaj 66′, Kruja 73′)

Nga Sara Gjidiaj

Java e katërt Abissnet Superiore vijoi me dy sfida që përveç spektaklit dhe emocioneve, prodhuan plot nëntë gola të cilat po tu shtosh dhe 4 golat e Bylis- Tirana (2-2) rrumbullkasosin plot 13 gola në tre sfida.

Fitore me përmbysje ajo e Teutës në Korçë dhe një tjetër fitore bindëse vjen nga “Loro Boriçi” me vendasit që befasojnë kampionët në fuqi.

Përballë rrogozhinasve me një tjetër fytyrë nga përballjet e shkuara në sfidën e sotme, shkodranët triumfuan 3-1. E nisi Malaj me një gol të realizuar mjaft bukur ndaj të cilit i kundërpërgjigj Ujka pas një gabimi të mbrojtjes kuqeblu.

Pa përfunduar e para, ritmin e Malajt e mbajti Qato me një eurogol që surprizoi portierin rrogozhinas, teksa në pjesën e dytë nuk mungoi as goli i kapitenit Balaj (asist i Qatos) që i vuri vulën fitores së vendasve.

Sakaq në Korçë, Teuta përmbysi rezultatin përballë Skënderbeut duke siguruar 3-pikëshin e dytë sezonal. Nikaj ishte autori i golit të vendasve që u ndoq nga Beqja, Preknicaj dhe Kruja, autorët e golave për ekipin e Edi Martinit. Në fund, shënon dhe Rashica vetëm për statistikë.

Sa i përket klasifikimit, tashmë është Vllaznia që kryeson bashkë me kampionët e Egnatias me nga 7 pikë. Teuta ngjitet e katërta me 6 pikë, ndërsa Skënderbeu me 4 pikë mban vendin e shtatë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!