Gola spektakolarë në Ballsh, Tirana ndalet në shtesë

Abissnet Superiore, Java 4:
Bylis – Tirana 2-2 (A.Përgjoni 18′, F. Ruçi 90’+5’/ A. Ndreca 83′, 87′)

Ka hapur javën e katërt Abissnet Superiore sfida e luajtur në “Adush Muça” të Ballshit mes Bylisit vendas dhe Tiranës. Spektakël me katër gola, gjithçka e vendosur në shtesë dhe një barazim i katërt radhazi për Tiranën.

Një pjesë e parë e interpretuar mjaft mirë nga vendasit që shkuan te goli në minutën e 18′-të me një veprim spektakolar të Përgjonit që tundi rrjetën e Selmanit.

Më tej vendasit u mjaftuan me një gol dhe administruan thuajse deri në fund duke zhvlerësuar çdo përpjekje të miqve deri në minutën e 81′-të ku Hasanbelli nuk mund të bëjë asgjë më shumë përballë Ndrecës.

Nuk mjaftohet me një herë, por lojtari i bardhebluve do të thyejë sërish gardianin e ballshiotëve duke bërë që festa të shpërthejë te bardheblutë.

E kur u duk se gjithçka kishte marrë fund në skenë doli Ruçi, në të pestën e shtesës, mposhti Selmanin dhe një herë duke vulosur përfundimisht atë që mund të ishte dhe rezultati më i drejtë i sfidës, barazimin.

Kështu Bylis ngjitet i treti në renditje me 5 pikë, ndërsa Tirana renditet e pesta me një pikë më pak. Sakaq, pas pak do të luhen edhe sfidat Skënderbeu – Teuta dhe Vllaznia – Egnatia me këtë raund të Superiores që përmbyllet nesër./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!