Drita qëndron në Varshavë për…45′

E vetmja skuadër shqiptare në Europë, Drita e Gjilanit u mund në Varshavë nga Legia me shifrat 2-0. Në 45′ e para skuadra e Zekerije Ramadanit i bëri ballë sulmëve të polakëve duke e mbajtur të paprekur rrjetën e portierit Maloku.

Në fakt, gjilanasit në këtë sfidë vajtje të fazës play off të Conference League u dëmtuan rëndë në minutën e 30′-të teksa mbrojtësi ganez Hasan Gomda, u ndëshkua me karton të kuq.

Në pjesën e dytë epërsia e vendasve me të cilët aktivizohet Jurgen Çelhaka u konktretizua me dy gola duke hipotekuar ndjeshëm kalimin për në fazën e grupeve.

Fillimisht ishte Blazh Kramer në të 56′ ndërsa në të 83′ Legia dyfishoi me Mark Gual.

E kthimit javën e ardhëshme në “Fadil Vokrri” me fillim orën 20:00./ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!