Paris 2024/ Meça një ‘krah’ larg …

Kaltra Meça (16),pjesë e sportistëve nga Shqipëria e ka mbyllur në vendin e katërt garën e sotme në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në disiplinën e notit. Në garën stil i lirë në 200 metra Bateria A, Meça e mbylli garën e saj me një kohë prej 2 minuta e 12 sekondash.

Në vendin e parë u rendit India, në vendin e dytë, Laosi, ndërsa në të tretin Pakistani. Sportistja shqiptare pati një start të mirë, por më pas u ndje lodhja për të mbyllur me 6 sekonda pas vendit të parë.

Gara u plotësua nga notarja e Emirateve të Bashkuara Arabe që u rendit në vendin e pestë, Arabia Saudite në vendin e gjashtë dhe Nepali në të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!