Konini ngel në klasë, Paris 2024 nis keq…
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/07/konini-24.png)
Pas incidentit në paradë me flamurin, Shqipëria nisi Paris 2024 me marsh fare të ulët. Kështu në ditën e parë të Lojrave Olimpike të Parisit, qitësja Manjola Konini në disiplinën Pistoletë Ajri 10 metra, u rendit e fundit mes 43 sportistëve.
Greqia dhe Egjipti renditen pas saj, por sportistja helene nuk e përfundoi garën, ndërsa egjiptiania nuk mori pjesë.
Konini nuk mundi të kualifikohej, teksa e mbylli në vend të 43-të duke mbledhur 549 pikë. E radhës për Koninin vjen në 2 gusht, në disiplinën pistoletë 25 metra.