Flamurtari bëhët me… ‘Ali Adem’
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/07/FB_IMG_1722102480550-1024x683.jpg)
Mesfushori 24-vjeçar, Ali Adem bëhët futbollisti më i ri i Flamurtarit. Klubi vlonjat ndërsa ka afruar shumë lojtarë cilësorë e prezantoi sot në ambientet e klubit.
Ai ka luajtur 3 vitet e fundit te skuadra e Shkupit, teksa nga sot i bashkohet kuqezinjve të Andrea Agostinelit në përpjekje për tu ngjitur në fund të sezonit të ri në Superiore.
Adem pritet të jetë një alternativë më shumë për mesfushën e vlonjatëve, të cilët ende nuk kanë deklaruar fundin e merkatos.