Dinamo mund Rexhianën, bie Flamurtari, tifozë rekord në Elbasan dhe…Qato
![](https://sportiim.al/wp-content/uploads/2024/07/Elbasani-Bylis-1-1-miqesore-24-1024x768.jpg)
U luajtën sot disa teste miqësore. Suksesin më të madh e realizoi Dinamo e Mehmetit teksa mundi emiljanët e Rexhianas 0-1.
Rikthehet te fitorja Vllaznia. Këtë radhë një perlë e Qatos nga 35 metra vendosi testin e luajtur në Shkodër me Burrelin.
Dështon Flamurtari në miqësoren me Vorën. Edhe pse Agostineli nuk i përdori thuajse asnjë nga afrimet e fundit, sërish humbja pezmaton ambientin kuqezi.
Interes i madh në Elbasan Arena për testin e verdhebluve me Bylis. Para më shumë se 4000 tifozësh dy skuadrat e ngjitura në Superiore këtë edicion barazuan 1-1. Musta shënoi në limite për Elbasanin./Sportiim.al/
Rexhiana-Dinamo Siti 0-1 (Qardaku 72′)
Vllaznia- Burreli 1-0 (Qato 72′)
Flamurtari- Vora 0-1
AF Elbasani- Bylis 1-1