Frika në Paris 2024, refuzohen 4340 persona

Referuar intelegjencës së sigurisë, ministri i brendëshëm i Francës Gerald Darmanin tha se autoritetet deri më tani kanë kontrolluar afro një milion aplikime për akreditim për Lojërat Olimpike, të cilat fillojnë më 26 korrik në Paris, dhe kanë refuzuar 4,340 persona. Disa për shkak të lidhjeve me islamistët radikalë ose spiunët e huaj të dyshuar.

Gati njëqind kërkesa u refuzuan për shkak të frikës së spiunazhit ose shqetësimeve se ata ishin agjentë që përpiqeshin të fitonin akreditim duke përdorur një profesion tjetër.

“Ata ndoshta nuk ishin aty për të kryer sulme. Por përtej inteligjencës dhe spiunazhit tradicional, ekziston mundësia e aksesit në pikat hyrëse në rrjetet kompjuterike për të kryer një sulm kibernetik”, shpjegoi Darmanin për të përjavshmen Journal du Dimanche.

Ai tha se aplikuan si gazetarë apo personel teknik dhe se vendet e tyre të origjinës janë, ndër të tjera, Rusia dhe Bjellorusia. – Për shembull, ne refuzuam një numër të madh “gazetarësh” që pretendonin se mbulonin Lojërat.

Nga ana tjetër, ne pranuam praninë e rusëve që punonin për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Ne zbatojmë parimin e kujdesit, tha ministri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!