Turqia bileta e fundit çerekfinale, Demiral gol në sekondën e 57′

Superndeshje në Lajpcig, skuadra e Montelës e kualifikuara e 8-të e Europianit Gjermani 2024

Euro 2024:
Austri – Turqi 1-2 (Gremoritsh 66′ / Demiral 1′, 59′)

Për të kompletuar grupin e skuadrave çerekfinaliste të Euro 2024, Turqia mposhti Austrinë në Lajpcig 1-2 dhe gjen biletën e fazës së radhës.

Demiral është heroi i turqve në këtë përballje vendimtare. Që në start kur luhej minuta e parë e nisi me gol dhe e vazhdoi në të 59′-tën kur u duk se Turqia mbylli llogaritë.

Pak minuta më vonë u zgjua Gregorish që ngushtoi shifrat dhe zgjoi Austrinë. Megjithatë, minutat e mbetura nuk ishin mjaftueshëm për të shkuar te barazimi me turqit jo pak herë në vështirësi por të fituar në fund.

Austria mbyll kështu aventurën e saj europiane, ndërsa Turqia pritet më tej nga Holanda përballë së cilës duket se nuk do ta ketë të lehtë./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!