Pulisiç udhëheq SHBA-në, Uruguai kalon lehtë Panamanë

Kupa e Amerikës luajti gjatë natës dy takime të Grupit C. Në Teksas, skuadra vendase e Amerikës (SHBA) mundi 2-0 Bolivinë me një gol të shpejtë të sulmuesit të Milan Pulisiç (3′) dhe atë të shënuar në të 44′ nga Balogun (asisit i Pulisiç).

Ndërkohë pak orë më vonë në Florida, dueli tjetër i grupit ndërmjet Uruguait dhe Panamasë. Në këtë takim kombëtaraja uruguaiane e trajnerit Bielsa triumfoi 3-1.

Fillimisht ishte Maksimiliano Araujo (16′) dhe në fund të takimit Darvin Nunjez (85′) dhe Vinja 90+1′ për 3-0 teksa në 90+5 shkurtoi diferencën Murijo për 3-1 final./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!