Gjeorgjia pika e parë në debutim, Çekët ngecin te barazimi

Euro 2024, Grupi F:
Gjerogji – Republikë Çeke 1-1

Ndeshja e parë e Grupit F për ditën e sotme, luajtur në Hamburg, prodhoi një barazim 1-1. Gjeorgjia, debutuese në Euro 2024, ka ndalur në barazim Republikën Çeke duke ndarë ksëhtu dhe pikët e para në grup për këto dy ekipe.

Një penallti në shtesën e pjesës së parë i dha avantazhin Gjeorgjisë. Ishte Mikautadze ai që realizoi saktë nga 11 metra distancë teksa më herët çekëve iu mohua një gol nga sistemi VAR.

Baraspesha u rikthye në minutën e 59′-të nga Patrik Shik dhe mbeti e tillë deri në vësrshëllimën e fundit. Në Grupin F kryesojnë Turqia dhe Portugalia që do të përballen vetëm pas pak, ndërsa Gjeorgjia dhe Çekia kanë grumbulluar sot pikën e parë nga ky barazim./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!