Fiton Portugalia, Ronaldo thyen një tjetër rekord

Kristiano Ronaldo bëhët futbollisti më me shumë asistime në një Europian (8)

Euro 2024, Grupi F:
Turqi – Portugali 0-3 (Bernardo Silva 21′, Akajdin 28′ (ag), Bruno Fernandes 56′)

Fitore e thellë e Portugalisë përballë Turqisë në Grupin F. Tashmë ekipi i Ronaldos ka siguruar kulifikimin për fazën e 1/16 dhe ka lënë llogaritë e hapura për skuadrën tjetër që do t’i bashkohet nga ky grup.

Golin e Bernardo Silvës në minutën e 21′-të e ndoqi autogoli Akajdin pak minuta më vonë. Ky është dhe autogoli më “qesharak” i këtij Europiani deri në këtë pikë të garës.

Më tej asisti i Ronaldos (rekord tjetër për 5 herë Topin e Artë) për Fernandesh me lojtarin e Junajtid që vulosi gjithçka në pjesën e dytë. Ndërkaq turqit që nuk kishin më shpresa për të dalë me pikë nga kjo përballje u përpoqën të shënonin golin e ‘nderit’ por deri në fund asgjë nuk ngjau.

Kështu Portugalia kryeson me 6 pikë dhe merr kualifikimin zyrtar si e para e Grupit F ndërsa Turqia i vjen nga pas me 3 pikë. Çekia dhe Gjeorgjia mbyllin vetëm me pikët e barazimit të sotëm./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!