Ronaldo drejt rekordit, 6 Europianë të luajtur nëse…

Nuk kanë mbetur shumë rekorde për të thyer nga Kristiano Ronaldo. Pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ mban rekordin për paraqitje (25) dhe gola (14) në finalet e Europianëve por në Gjermani ai do të bëhet lojtari i parë që merr pjesë në gjashtë finale nëse del në fushë me Portugalinë.

Megjithatë, kjo nuk do të jetë ambicia kryesore e sulmuesit 39-vjeçar, i cili po kërkon titullin e tij të dytë pas atij të vitit 2016. Për UEFA.com, CR7 flet për stilin e tij të lojës, pritshmëritë që sipas kapitenit luzitan ende mund të përmirësohen.

Hera e gjashtë në finalet e Euro-s
“Jam krenar që jam i pari që kam luajtur gjashtë herë në Euro (nëse luan së paku 1 minutë, red). Jam i emocionuar për këtë sepse tregon jetëgjatësinë time, por është vetëm një kapitull i asaj që Kristiano Ronaldo ka bërë në futboll. Jam i lumtur dhe ndihem i privilegjuar që jam këtu për të ndihmuar kombëtaren të arrijë objektivat e saj dhe natyrisht, të përpiqet të fitojë: ky është qëllimi ynë kryesor.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!