Shqipëria shkëlqen ndaj Azerbajxhanit, tre gola…
Miqësore:
Shqipëri – Azerbajxhan 3-1 (Bajrami 12′, Manaj 81′, Laçi 88’/ Gurbanli 90’+1′)
Në Hungari u zhvillua miqësorja e dytë dhe e fundit e kuqezinjve para startit të EURO 2024. Të besuarit e Silvinjos likuiduan dhe Azerbajxhani në shifrat 3-1.
Një pjesë e parë e mirë për kuqezinjtë në tërësinë e saj. Supergoli i Bajramit fiksoi shifrat në favor të “Shqiponjave” në minutën e 12′-të teksa nuk munguan rastet e skuadrës azere jo të rrezikshme sa duhet për t’u finalizuar më portën e Strakoshës.
Ndryshe nis e përfundon e dyta me azerët disi më aktivë e më të rrezikshëm, por me kuqezinjtë që gjejnë dhe 2 herë të tjera rrjetën. Manaj dhe Laçi cojnë në tre numrin e golave të shënuar për kombëtaren e Silvinjos, ndërsa Gurbanli mendon të shënojë të nderit për azerët kur luhej e para e shtesës.
Kështu, Shqipëria i mbyll me sukses testet dhe përgatitjen në vigjilje të EURO 2024, duke fituar përballë Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit, por më e veshtira nuk ka ardhur akoma. Gjithçka për t’u parë në grupin e ferrit…/Sara Gjidiaj/