Lista e Gjermanisë, Nagelsman pa surpriza
Trajneri i Gjermanisë Julian Nagelsman publikoi sot listën zyrtare me 26 futbollistë për Euro 2024 që zhvillohet në tokën gjermane nga 14 qershori- 14 korrik.
Tekniku i pancerave nuk surprizoi teksa i besoi atyre që ishin më të kuotuar për të qenë në fazën finale.
Portierë: Manuel Nojer, Mark Andre ter Shtegen , Oliver Bauman
Mbrojtës: Ualdemar Anton, Maksimilian Mitelstadt, Benzhamin Henriks, David Raum, Xhoshua Kimish, Robin Kosh, Antonio Rydiger, Niko Schloterbek, Xhonatan Tah
Mesfushorë: Robert Andriç, Florian Uirtc, Kris Fuhrish, Paskal Gros, Ilkai Gyndoan, Toni Kros, Jamal Musiala, Aleksandar Pavloviç, Leroi Sane
Sulmues: Maksimilian Beier, Niklas Fulkryg, Kai Havertc, Tomas Myler, Deniz Undav