Tirana në kolaps, largohet boshti i grupit

Tirana bastis grupin që mbylli sezonin dhe bëhët gati të emërojë trajnerin e ri. Në fakt klubi bardheblu teksa është licensuar për të garuar në Conference League (2024/2025) pritet të bëhët nga e para.

Largimet e fundit plot 7 futbollistë por dhe ata të janarit (Hasani, Hila, Kaina, Doka, Qefalija, Ballhysa) e kanë kthyer klubin më të titullar në vënd në një vatër krize.

Pas mbylljes së sezonit, janë raportuar largimet e Najdovskit, Hoxhallarit, Abazajt, Lujat, Patrik Robson, Deliut, Lushkjes por dhe Mici, Jonuzi e Latifi shihen larg planeve të ardhëshme.

Më e keqja te kryeqytetasit lidhet me vonesën e emërimit të stafit të ri teknik teksa presidenti Halili ka afruar vetëm drejtorin sportiv Agim Ibraimi.

Ndërkaq, burime pranë tyre theksojnë se tekniku i ri është shumë pranë dhe se klubi ka disa ditë që po sheh nga pista të ndryshme për të afruar elementë të cilësisë së lartë. Mirpo fjalën e fundit pritet ta japë vetë trajneri i…munguar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!