Munishi rikthehet në punë, radha e Dukagjinit

Dukagjini që militon në Superligën e Kosovës njoftoi sot se ka emëruar në krye të pankinës së ekipit nga Klina, trajnerin e njohur Ismet Munishi.

Ish futbollisti i Besës së Kavajës dhe Laçit, tani në rolin e trajnerit për herë të fundit ishte te Ferizaj. 49 vjeçari ka drejtuar thuajse gjithë ekipet elitare në Kosovë si Prishtina, Drita, Ballkani, Gjilani, Feronikeli etj.

Njoftimi i klubit:

“Sot në zyrat e klubit tonë është nënshkruar kontrata e bashkëpunimit me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoi se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetja nga i gjithë qyteti i Klinës”, thuhet në njoftimin e Dukagjinit. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!