Femra/ Kombëtarja sot ‘finale’ me Luksemburgun

Kombëtarja e femrave e drejtuar nga Armir Grima do të përballet sot me Luksemburgun në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 18:00.

Sfida konsiderohet vendimtare për kualifikimin në play off përballë një rivalit që fitoi takimin e parë ndaj Shqipërisë 2-1.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se hyrja në stadium do të jetë falas, duke u bërë apel tifozëve që të mbështesin vajzat kuqezi.

Shqipëria renditet në vendin e parë në Grupin C5, me dy fitore dhe një humbje, por numëron dy ndeshje më shumë sesa Luksemburgu. Në këto kushte fitorja kthehet në detyrim. Për të shpresuar më pas në ndalesën e rivalit ndaj Estonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!