Murinjo në prezantim: Kjo fanellë tani është lëkura ime

E diela e 2 qershorit është një ditë që futbolli turk nuk do ta harrojë lehtë. Hoze Murinjo, një nga trajnerët më të suksesshëm të të gjitha kohërave, është trajneri i ri i Fenerbahçes:

Portugezi i shumëshëtitur u prezantua para tifozëve në stadiumin Şükrü Saracoğlu Spor Kompleksi dhe nënshkroi kontratën e tij në fushë në shoqërinë e presidentit Ali Koç:

“Unë jam këtu për të ndihmuar futbollin turk dhe për të rritur ligën, por gjëja më e rëndësishme është Fenerbahçe. Që tani e tutje, ëndrrat tuaja janë ëndrrat e mia. Futbolli është pasion dhe mendoj se jam në një nga vendet më të mira për t’u ndjerë.

Ky pasion që kur u njoha me Ali Koçin, mund të them se doja shumë të isha këtu, e them me gjithë zemër: Doja të isha këtu për pasionin tuaj”, deklaroi trajneri portugez gjatë konferencës për shtyp të organizuar në terren.

Tani jam pjesë e familjes suaj. Kjo fanellë do të jetë lëkura dhe kockat e mia. Do të doja t’ju falënderoja për dashurinë tuaj. E kam ndjerë thellësisht dashurinë që më keni treguar që kur emri im u lidh me Fenerbahçen. Normalisht një trajner ai e sheh këtë dashuri pasi është zyrtarizuar, por në këtë rast e kam parë më parë dhe më jep një përgjegjësi të madhe”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!