Rivali i Shqipërisë/ Kroacia e nisi me 12 futbollistë, sot u stërviten 20
Gvardiol, Kovaçiç, Vlasiç mbërrijnë nesër.
Zlakto Daliç publikoi listën e kombëtares së kroacisë ditë më parë teksa nisi seancat me vetëm 12 futbollistë por ky numër po rritet dita-ditës. Pas dasmës, u kthye Josip Juranoviç teksa sot grupit kroat iu bashkua Josip Stanishiç, pas fitimit të Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë me Leverkusen.
Gjithashtu nën urdhërat e Zlakto Daliç po sot dhe lojtari më i mirë i Osasunas në La Liga këtë sezon sipas votave të tifozëve, Ante Budimir.
Në Rujevicë u stërvitën 20 lojtarë. Kovaçiç, Gvardiol dhe Vlashiç pritet të mbërrijnë nesër. Ndërkohë sot Ivica Ivushiç dhe Lovro Majer ishin në takim me mediat.
Sezoni i parë i Majer me Volfsburg në të cilin shënoi pesë gola dhe dha pesë asistime. Në ekipin gjerman, i cili përfundoi në vendin e 12-të në Bundesligë, ai u përcaktua si lojtari kryesor i mesfushës.