Kombëtarja në seancë, mungojnë 3, vjen Alivoda

Ashtu sikundër ishte njoftuar, Kombëtarja ka zhvilluar ditën e sotme seancën e dytë stërvitore, në ambientet e jashtme të FSHF-së.

Kuqezinjtë në prag të miqësoreve me Lihtenshejtin më 3 qershor dhe Azerbajxhanin me 7 qershor (në Halads, Hungari), u imepnjuan për herë të fundit në tokën shqiptare pasi nesër i gjithë delegacioni do të zhvendoset në Austri.

Munguan sot në seancë Berat Gjimshiti, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi për shkak se ende nuk janë vënë në dispozicion. Në fakt Atalanta ka një ndeshje të prapambetur me Fiorentinën (2 qershor) por dhe Seferi me Bani Yas (UAE) luan me 1 qershor aktin e fundit sezonal. Për t’u parë bashkimi shpejt me grupin kuqezi.

Sakaqkaq, stafi teknik me Silvinjon në krye ka ftuar mesfushorin e Vllaznisë, Rejan Alivodën dhe sulmuesin Apolonisë Erald Maksutin, të cilën janë stërvitur me Kombëtaren A në seancën e sotme stërvitore në mënyrë që grupi të ishte i plotë në veprime./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!