S’ka ‘Behar’ në Portugali, Shqipëria U17 merr tre gola

Humbja e dytë e Kombëtareve të moshave brenda një dite në kualifikuese europiani. Pas Irlandë- Shqipëri për U19 (3-1) vjen dhe humbja tjetër për U17.

Në ndeshjen e parë të Grupit 5, luajtur në ‘Rio Maior’ të Portugalisë, ndërmjet Portugali U17 dhe Shqipëri U17, kuqezinjtë e drejtuar nga Ardi Behari, janë mundur me shifrat e thellë 3-0.

Pas një pjese të parë në ekuilibër teksa vendasit shënuan në të 34′ me Feliçisimo, në të dytën skuadra u tregua tërësisht e çbalancuar duke pësuar dy gola në të 68′ (Rui Silva) dhe 70′ (Rafael Mota).

Në Grupin 5, veç kësaj ndeshje, luajti dhe çifti tjetër Mali i Zi- Republika Çeke U17 4-0. Ndeshja e dytë për Shqipërinë do të luhet nga çekëve më datën 18 nëntor ora 13:30./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!