Dëmtimi i Nejmar, Al Hilal ka një plan drejt FIFA-s

Nejmar pas dëmtimit të rëndë (6-8 muaj jashtë) kthehet në çështje. Al Hilal pritet ti drejtohet FIFA-s…

“Është një moment shumë i trishtuar, më i keqi”. Ky është mesazhi i shpërndarë nga Nejmar në Instagram pas dëmtimit të rëndë (këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë dhe meniskut në gjurin e majtë) që do ta mbajë jashtë për shumë muaj.

Një goditje edhe për Al Hilal, i cili bleu brazilianin nga Paris Saint-Germain në verë dhe që e pagoi 106 milionë. Sipas informacioneve të raportuara nga Globo, klubi saudit mund t’i drejtohet programit të “mbrojtjes” së FIFA-s, i cili mund të aktivizohet kur një nga lojtarët dëmtohet me kombëtaren e tyre dhe mund të marrë deri në 7.5 milionë dëmshpërblim.

Një shifer e vogël, më pak se një muaj rrogë për ish-lojtarin e Barcelonës, i cili do ta mbyllë sezonin me vetëm një gol në vetëm pesë ndeshje në kampionatin saudit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!