Shkurt/ Lahoz kandidat për postin e presidentit, Çekia konfiron Silhavin…

Mateo Lahoz, arbitri i famshëm spanjoll ( i tërhequr), shihet si kandidat potencial për të marrë kreun e Federatës Spanjolle të Futbollit. Në Barcelonë kanë nisur të ‘tremben’ pasi në të shkuarën me Lahoz në gjykime, nuk ka patur kujtime dhe që të mira.

Federata Çeke e Futbollit, Komiteti Ekzekutiv, vendosi sot, në një mbledhje të jashtëzakonshme t’i besojë 61 vjeçarit deri në 30 nëntor të këtij viti. Dukshëm, fitorja me Ishujt faroe dhe barazimi i Polonisë (polakët jashtë grupit E) aleatë të teknikut çek.

Klubi i Njukasëll doli këtë pasdite me një komunikatë për Sandro Tonalin e përfshirë në hetime për baste. “Ai dhe familja e tij e kanë përkrahjen më të madhe nga klubi”.

Kosovë- Izrael (Euro 2024), do të luhet me 12 nëntor. E kanë paralajmëruar mediat izraelite të cilat i referohen UEFA-s. Pretendonin dhjetorin ose marsin 2024.

Sulmuesi anësor i Shqipërisë Jasir Asani në lupën e shumë klubeve të mëdha në Europë. Emëri i parë, Selta Vigo në La Liga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!