Brazili humb ‘dy herë’, dëmtim i rëndë i Nejmar

Në Brazil ka një shqetësim të madh për dëmtimin e ri të pësuar nga Nejmar në humbjen e këtij mengjesi me Uruguajin 0-2.

Sulmuesi i Al-Hilal u rrëzua në tokë pas një përplasjeje me uruguaianin De La Cruz në minutat e fundit të pjesës së parë dhe u largua nga fusha i përlotur. Madje duke u larguar nga stadiumi me barrelë.

Sipas informacioneve të para, Nejmar ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju, edhe pse kjo ende mbetet hipotezë.

Në fakt, ekziston frika e një ndalese të gjatë për ish-lojtarin e PSG-së dhe Barcelonës: “Mund të jetë një ndrydhje e madhe, i kemi bërë të gjitha testet. Këto 24 orë do të jenë të rëndësishme për të parë se si do të reagojë gjuri”, tha mjeku i kombëtares Seleçao, Rodrigo Lasmar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!